Lajme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe i drejtohet popullit: Ju premtoj se do t’ju mbrojmë

Në një situatë të tensionuar në Lindjen e Mesme që ka përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, presidenti Mohamed Bin Zayed i është drejtuar popullit dhe të gjithë atyre që ndodhen në Emirate më një mesazh.

Ai siguron qytetarët se në këtë kohë luftë, do të përmbushë detyrën duke i mbrojtur qytetarët dhe tokën e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Shtetasit e Emirateve që jetojnë në këtë vend e kanë përmbushur detyrën e tyre më së miri. Kjo është ajo që ne besojmë për ta dhe Zoti i bekoftë. Sa u përket banorëve që jetojnë mes nesh, mysafirëve tanë dhe njerëzve tanë, pozita e të cilëve mbetet vërtet e nderuar, ju lutemi na falni nëse ndonjëherë kemi mangësi.

Nuk ka mangësi, në dashtë Zoti, dhe Zoti i ruajtë ata, por ne jemi në një kohë lufte. Ju premtoj se do ta përmbush detyrën time, sepse është detyrimi ynë t’i mbrojmë ata, njerëzit tanë dhe vendin tone”-thuhet në mesazhin e tij.

Mesazhi i presidentit vjen në një moment tensionesh të forta në rajon dhe në një kohë kur situata e luftës ka rritur shqetësimet për sigurinë, ndërsa edhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur nga sulme iraniane.

Të Ngjashme