Aktuale

Presidenti i Iranit, mesazh presidentëve të vendeve fqinje

Presidenti i Iranit: Sulmet amerikano-izraelite na detyruan të vetëmbrohemi

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit e kanë detyruar vendin e tij të reagojë në vetëmbrojtje.

Në një mesazh drejtuar liderëve të vendeve mike dhe fqinjë të Iranit, Pezeshkian theksoi se Teherani kishte bërë përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit përmes diplomacisë, por sipas tij agresioni ushtarak nuk i ka lënë Iranit alternativa të tjera.

“Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet që, me ndihmën tuaj dhe përmes diplomacisë, të shmangim luftën. Megjithatë agresioni ushtarak amerikano-izraelit nuk na ka lënë asnjë rrugë tjetër përveçse të vetëmbrohemi”, shkroi Pezeshkian në një mesazh të publikuar në rrjetin social X.

Presidenti iranian theksoi gjithashtu se Irani respekton sovranitetin e vendeve fqinje dhe shprehu bindjen se siguria dhe stabiliteti i rajonit duhet të garantohen nga vetë vendet e rajonit.

“Ne e respektojmë sovranitetin tuaj dhe vazhdojmë të besojmë se qetësia dhe siguria e rajonit duhet të garantohen nga vetë vendet e rajonit”, shtoi ai.

Të Ngjashme