Lajme

Presidenti i Malit të Zi uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në urimet e tij, Presidenti Milatović shprehu dëshirën për përparim të vazhdueshëm të Kosovës dhe mirëqenie për qytetarët, duke theksuar se respekti reciprok mbetet themeli i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Postim i plotë:

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Ai ka shprehur urimet e tij më të sinqerta për përparim të vazhdueshëm të vendit dhe mirëqenie për qytetarët, duke theksuar se respekti reciprok mbetet themeli i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Presidenti Milatović gjithashtu nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe turizmit, dhe vlerësoi ndjekjen e një të ardhmeje evropiane të përbashkët si garanci për stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor.

Të Ngjashme