Lajme

Presidenti iranian: Vrasja e Khameneit është “një luftë e hapur kundër myslimanëve”

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian , ka thënë se vrasja e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, është “një luftë e hapur kundër myslimanëve, veçanërisht shiitëve, në të gjitha cepat e botës”.

“Republika Islamike e Iranit e konsideron gjakderdhjen dhe hakmarrjen kundër autorëve dhe komandantëve të këtij krimi si detyrë dhe të drejtë të saj legjitime dhe do ta përmbushë këtë përgjegjësi dhe detyrë të madhe me të gjitha fuqitë e saj”, citohet të ketë thënë Pezeshkian.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm ndaj Iranit të shtunën, me Teheranin që organizoi sulme hakmarrëse me raketa dhe dronë.

Përveç komandantëve të lartë, në sulme u vra edhe Udhëheqësi Suprem Ajatollah Khamenei, vdekja e të cilit ngjalli protesta masive në shumë vende./teve1.info/

Të Ngjashme