Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidenti malazez mbron Plazhin e Madh të Ulqinit, del kundër marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka dalë hapur kundër Marrëveshjes për turizëm dhe zhvillim të pasurive të paluajtshme ndërmjet Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përmes një deklarate publike, ai ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që ta marrin në konsideratë shqetësimet e ngritura nga sektori civil, institucionet shtetërore dhe përfaqësuesit lokalë, para se të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, tha se konsideron që Marrëveshja për turizmin dhe zhvillimin e pasurive të paluajtshme mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është e mangët për shkak të disa aspekteve, përfshirë ato juridike, ekonomike dhe mjedisore, dhe se në këtë formë nuk duhet të ratifikohet nga Kuvendi.

Kryetari i Ulqinit thirrje për protestë në mbrojte të Plazhit të Madh