Lajme

Presidenti sirian në Moskë për bisedime me Putinin

Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa mbërriti në Moskë për një vizitë zyrtare të mërkurën për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, raportoi agjencia e lajmeve SANA.

Bisedimet midis dy udhëheqësve pritet të trajtojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit rajonale, tha SANA.

Kremlini tha të martën se bisedimet midis Putinit dhe Sharaa-s do të përqendrohen në periudhën kalimtare të Sirisë dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.

“Plani është të diskutohet gjendja dhe perspektivat e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme, si dhe situata aktuale në Lindjen e Mesme”, tha Kremlini në një deklaratë.

Vizita e së mërkurës është e dyta e Sharaa-s në Moskë, pas një udhëtimi të ngjashëm në tetor.



Të Ngjashme