Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidentja dhuron 640 pakot onkologjike për gratë me kancer të gjirit

 
   

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se për të katërtin vit me radhë kanë dhuruar pakot onkologjike në Klinikën e Onkologjisë për gratë që përballen me kancerin e gjirit.

“Në Klinikën e Onkologjisë, për të katërtin vit me radhë, i dhuruam pakot onkologjike për gratë që janë përballur në betejën me kancerin e gjirit. Ky donacion prej 640 pakosh është një mbështetje dhe inkurajim për secilën grua që ka luftuar me dinjitet, e një kujtesë se pas çdo plage ka jetë, shpresë dhe rifillim” tha Osmani. 

Ajo theksoi se mbështetja për gratë e prekura nga kanceri nuk është veprim i një dite, por një angazhim i përhershëm për dinjitetin, barazinë dhe shëndetin e tyre!

Osmani shtoi se në këtë kauzë bashkëpunojnë çdo ditë me shoqatën Jeta/Vita dhe personelin shëndetësor, duke përfunduar.

“Në çdo pako onkologjike ka një mesazh të qartë: Ti nuk je vetëm! Ti je e fortë! Ti mundesh!”, përfundoi Presidentja.