Lajme

“Presidentja ka shkelur Kushtetutën”, Koci vjen me deklaratë të fortë – sulmon ashpër Osmanin, mbron Kurtin!

Avokati Arianit Koci, në një emision televiziv ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend si dhe ka komentuar gjuhën e përdorur nga udhëheqësit e shtetit ndaj njëri-tjetrit.

Ai ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani për deklaratat e saj ndaj kryeministrit Albin Kurtit, derisa këtë të fundit e ka vlerësuar për gjuhën e përmbajtur, përcjell “Bota sot”.

“Një presidente e shan kryeministrin derisa të dytë janë në detyrë, kjo përnime nuk ka kurrfarë kuptimi. Unë kam 100 vërejtje për Albin Kurtin, por shumë më ka pëlqy që nuk e tha asnjë fjalë kundër presidentes, derisa ajo është në detyrë. Nuk munesh me sha presidenten derisa dytë jeni në detyrë. Kurse, në anën tjetër, presidentja nuk la gjë të zezë pa thanë për kryeministrin”.

Po ashtu, ai foli edhe për dekretin e Osmanit për shpërndarje të Kuvendit, derisa tha se me atë veprim, presidentja e ka shkel Kushtetutën.

“Është indikacion i qartë se presidentja e ka shkel Kushtetutën. Çka nuk më ka pëlqy është dhënë një afat shumë i gjatë për veprim dhe kanë dhënë shumë lluftë gjyqtarët kushtetues kësaj çështje”, theksoi avokati Koci, përcjell “Bota sot”.

Të Ngjashme