Lajme

Presidentja Osmani në ditën e fundit të mandatit: Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu, ka qenë rrugëtimi ynë i përbashkët

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në ditën e fundit të mandatit të saj ka publikuar një video nga takimi i fundit që ka mbajtur me përfaqësues diplomatikë, ata të shoqërisë civile, mediave, etj.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se këto pesë vite nuk ishin vetëm historia e një njeriu të vetëm, por rrugëtim i përbashkët.

Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët.

Me njerëz nga çdo fushë, që besuan në Kosovën. Që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë.

Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme”, shkruan ajo.

Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot, më 4 prill 2026 përfundon mandatin.

Në mungesë të zgjedhjes së presidentit të ri, Osmani detyrën ia dorëzon sot kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes në orën 16:00. 

Të Ngjashme