Lajme

Presidentja Osmani pas ndeshjes Kosovë-Turqi: Dardanët bashkuan një komb të tërë

Presidentja Vjosa Osmani pas ndeshjes Kosovë-Turqi tha se Dardanët bashkuan një komb të tërë, në Kosovë, Shqipëri e kudo që ka shqiptarë.

“Dardanët e zemrave tona!

Më afër Botërorit se kurrë, por me sukses që mbetet i gdhendur në faqet e historisë gjithsesi.

Ajo që na dhanë sonte është më e madhe se një fitore: na dhanë krenari dhe emocion pa fund, por mbi të gjitha, bashkuan një komb të tërë, në Kosovë, Shqipëri e kudo që ka shqiptarë!

Sonte zemrat tona rrahën si një.

Përgjithmonë me ju Dardanë!”, shkroi presidentja Osmani.

Të Ngjashme