Lajme

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Italiane, Maurizio Antonini.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend.

Si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Presidentja Osmani theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Të Ngjashme