Lajme

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Ajo i ka shkuar në vizitë Myftiut Naim Tërnava, nga dhe ua uroi festën të gjithë besimtarëve myslimanë, transmeton Klankosova.tv.

“Uroj që kjo festë të na afrojë e të na bashkojë, të rrisë solidaritetin, harmoninë dhe mbështetjen ndaj njëri-tjetrit. Uroj po ashtu që Zoti t’jua ketë pranuar lutjet dhe agjërimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Festa e Bajramit shënon një moment të veçantë, kur njerëzit afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe shprehin bujarinë e tyre. Në këtë ditë, hapen dyert dhe zemrat, duke mbjellë mirësi, sepse ajo nuk humbet kurrë, për sa kohë që ne zgjedhim ta mbajmë gjallë solidaritetin dhe shpresën”.

“Prandaj, le të reflektojmë mbi vlerat që na bashkojnë si shoqëri: solidaritetin, mirëkuptimin dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Le të qëndrojmë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, duke u bërë burim shprese dhe mbështetjeje” tha Osmani.

Të Ngjashme