Lajme

Presidentja sllovene pëson aksident rrugor, dërgohet në spital

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, është përfshirë në një aksident rrugor gjatë kthimit nga Kroacia, ku ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, aksidenti ndodhi në tunelin Kastelec, ndërsa pas përplasjes Pirc Musar u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Izolës, ku qëndroi nën vëzhgim mjekësor.

Ajo u lirua sot dhe do të vazhdojë rikuperimin në shtëpi, shkruan N1.

Aksidenti ndodhi gjatë kthimit nga Republika e Kroacisë, ku presidentja sllovene po kalonte pushimet vjetore.

Pas aksidentit, tuneli Kastelec u mbyll përkohësisht për qarkullim për shkak të ndërhyrjeve emergjente dhe hetimeve në vendngjarje. Trafiku u rikthye normalisht në orën 20:19.

Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.

Të Ngjashme