Prokurorët në Milan kanë hapur një hetim ndaj italianëve të cilët dyshohet se kanë paguar anëtarë të ushtrisë serbe në Bosnjë për udhëtimë në Sarajevë në mënyrë që të vrasin civilë gjatë rrethimit katërvjeqar të qytetit në vitet 1990.
Më shumë se 10,000 njerëz u vritën në Sarajevë nga sulmet e vazhdueshme dhe gjuajtjet me snajper mes viteve 1992 dhe 1996 në atë që konsiderohet si rrethimi i gjatë më historinë modern, pasi që Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë nga Jugosllavia.
The Guardian shkruan se, grupe italianësh dhe kombësish të tjera, të ashtuquajtur “turistë snajperë”, dyshohet se kanë marrë pjesë në masakër pasi u kanë paguar shuma të mëdha parash ushtarëve që i përkisnin ushtrisë së Radovan Karaxhiçit, ish-liderit serb të Bosnjës, i cili në vitin 2016 u shpall fajtor për gjenocid dhe krime të tjera kundër njerëzimit, për t’i transportuar në kodrat përreth Sarajevës në mënyrë që të qëllonin mbi popullsinë për kënaqësi.
Sipas disa raporteve, për vrasjen e burrave, grave ose fëmijëve aplikoheshin tarifa të ndryshme, shkruan BBC.
Padia në Milano u paraqit nga gazetari dhe romancieri Ezio Gavazzeni, i cili përshkruan një “gjueti njeriu” nga “njerëz shumë të pasur” me një pasion për armët që “paguanin për të qenë në gjendje të vrisnin civilë të pambrojtur” nga pozicionet serbe në kodrat përreth Sarajevës.
Gavazzeni tha se kishte lexuar për herë të parë raportet rreth turistëve të dyshuar si snajperë në shtypin italian në vitet 1990, por vetëm pasi pa Sarajevo Safari , një dokumentar i vitit 2022 nga regjisori slloven Miran Zupanič, filloi të hetonte më tej.
Nicola Brigida, një avokat që ndihmoi Gavazzeni-n të përgatiste çështjen e tij, tha: “Provat e grumbulluara pas një hetimi të gjatë [nga Gavazzeni] janë të mbështetura mirë dhe mund të çojnë në hetime serioze për të identifikuar fajtorët. Ekziston edhe raporti nga ish-kryetari i bashkisë së Sarajevës.”
Forcat britanike shërbyen si brenda Sarajevës ashtu edhe në zonat përreth qytetit, ku ishin të stacionuara forcat serbe dhe thane se në atë kohë nuk panë asgjë që të sugjeronte se po zhvillohej një “turizëm snajperësh”.

