Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prin bindshëm PS-ja, këto janë rezultatet aktuale të publikuara nga KQZ-ja

Në 12 qarqet e vendit  po vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit, ku  sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ- ja,  deri më tani janë numëruar 2498 qendra votimi, nga 5225.

Vazhdimi i numërimit, po e thellon diferencën në vota mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Aktualisht, Edi Rama PS-ja ka 342.313 vota,ose 52.72%

Ndërsa sa i përket PD-së ajo ka  220.836 vota ose 34.01%

Koalicioni Nisma Bëhet 21913 vota, ose 3.37 % dhe Partia Mundësia,17942 vota ose 2.76 %. Ky rezultat është deri në orën 15:30

Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, Partia Demokratike 51 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat.

Për të parë rezultatet aktuale live, ndiqni linkun më poshtë:

https://iemis.kqz.gov.al/results2025/?lang=AL&v1=IN