Lajme

Pritë si në filma në Tiranë, policia bllokon makinën me 10 kg kanabis

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Ndalesa”, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, duke sekuestruar 10 kilogramë kanabis, dy armë zjarri pistoletë, dy silenciatorë dhe municion luftarak, ndërsa në pranga ka rënë një 42-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, 42-vjeçari u kap në flagrancë në zonën e Unazës së Madhe, në Tiranë, duke transportuar me automjet rreth 10 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen, transmeton Klankosova.tv.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një person që transportonte lëndë narkotike dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë.

“Më tej, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia Shqiptare.

Të Ngjashme