Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pritja me lule e Kaja Kallas në Beograd/ Maloku: Mesazhe të fshehura pas buzëqeshjeve diplomatike

 
   

Vizita e kryeministres estoneze Kaja Kallas në Beograd ka ngjallur vëmendje të veçantë, sidomos për mënyrën se si ajo u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Djuriç – me lule dhe kortezi të theksuar.

Por çfarë fshihet pas kësaj pritjeje kaq të ngrohtë?

Sociologu dhe analisti politik Fadil Maloku ka ofruar disa interpretime të mundshme për këtë gjest diplomatik që, sipas tij, nuk është aq i pafajshëm sa duket.

Postimi në Facebook:

Pse Kaja Kallas, në Beograd pritet me lule!?

(Po në Prishtinë, kush dhe si do ta pres ate?)

Pritja me lule e kryeministres estoneze Kaja Kallas në aeroportin e Beogradit nga Marko Djuriç, ministri i Jashtëm i Serbisë, midis tjerash mund të interpretohet, si;

1. KURTUAZI diplomatike që ka për qëllim zbutjen qëndrimeve të Kallas ndaj Rusisë dhe çështjes së Kosovës.

2. TENTATIVË për ta “zbutur” perceptimin ndërkombëtar për Serbinë;

3. LËVIZJE STRATEGJIKE që shërben për të zbutur kritikët rusofil në qarqet serbe;

4. MESAZH i qartë për kinse interesimin e Serbisë se po mvahet si një aktor të balancuar që respekton partnerët evropianë.

5. HIPOKRIZI politike, ku Serbia bëhet se kinse i pranon rekomandimet e Brukselit për vlerat euro-atlantike, por në anën tjetër ruan aleancat tradicionale me Kremlinin;

6. IRONIe fshehur, ku pritja me lule mund të ketë dozë ironie të sofistikuar diplomatike që për imperativ e ka “neutralizimin” kritikave për dialogun Serbi-Kosovë;

7. TAKTIKË, për të dëshmuar “mikëpritjen” ballkanike, që te serbët gjithnjë ka primesa të interesave gjeopolitike..