Lajme

Pritje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

 
   

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se ka përditësuar të dhënat lidhur me gjendjen në pikat kufitare.

Sipas informacioneve të fundit, aktualisht qytetarët po përballen me pritje deri në 50 minuta për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare në Dheun e Bardhë, ndërsa në Merdar pritjet arrijnë deri në 90 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet më qetë dhe pa vonesa të theksuara.

Qytetarëve u rekomandohet të informohen rregullisht para udhëtimit.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme