Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Pritje të shkurtëra në pikat kufitare, situata në normalitet

 
   

Sipas përditësimit më të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, gjendja në pikat kufitare të Kosovës paraqitet e qetë dhe pa fluks të madh të udhëtarëve.

Aktualisht, nuk raportohet për pritje të gjata apo kolona të automjeteve në asnjë prej pikave kufitare.

Mërgimtarët, por edhe qytetarët e tjerë që janë duke udhëtuar drejt vendeve evropiane, po kalojnë pa vështirësi në pikat kufitare, ku koha e pritjes është minimale dhe sillet rreth 3 deri në 5 minuta pothuajse në të gjitha pikat e kalimit.

Ndërkohë, edhe sa i përket hyrjeve në Kosovë, situata mbetet e njëjtë. Udhëtarët që po hyjnë në vend nuk po përballen me vonesa, pasi pritjet janë të ngjashme me ato në dalje, duke zgjatur nga 3 deri në 5 minuta.

Autoritetet kufitare vazhdojnë të jenë në gatishmëri për të garantuar një qarkullim të rregullt dhe të sigurt të automjeteve dhe udhëtarëve.