Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pritjet në kufi: Jarinje 90 min, Merdarë 1 orë, Dheu i Bardhë 40 min

 
   

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me pritjet në pikat kufitare.

Mërgimtarët dhe qytetarët e tjerë që udhëtojnë drejt vendeve evropiane duhet të llogarisin pritje deri në 90 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes, deri në 1 orë në Merdarë.

Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në 40 minuta.

Ndërkohë, te pikat e tjera kufitare pritjet vazhdojnë të jenë më të shkurtra, deri në 5 minuta.