Lajme

Proda: Po zhvillojmë operacione të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda, ka thënë se po zhvillojnë operacione të njëpasnjëshme për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë.

Për këtë ai të dielën ka përgëzuar Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

“Vlerësim dhe mirënjohje të veçantë për Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për finalizimin e operacionit të radhës, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme dhe të suksesshme të zhvilluara për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë, si dhe të veprimtarisë kriminale të shitjes apo mbajtjes pa leje të armëve në Tiranë”, tha Proda.

Ai vlerësori bashkëpunimin mes institucione të Shqipërisë dhe Policisë së Kosovës.

Të dielën në një operacion Policia e Shtetit ka ndalur një 27- vjeçar, banues nga Kosova. Ati i janë sekuestruar 12 pistoleta të cilat sipas Policisë synonte t’i shiste në Shqipëri.

Të Ngjashme