Lajme

Projektligji për Dhomat e Specializuara kalon në Komisionin për Buxhet dhe Financa me procedurë të përshpejtuar

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ka kaluar për shqyrtim në Komisionin për Buxhet dhe Financa, me procedurë të përshpejtuar.

Nisma për ndryshimin e ligjit është proceduar në Kuvend në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhur me Dhomat e Specializuara në Hagë dhe kërkesave për mbështetje institucionale për ish-krerët e UÇK-së.

Projektligji tashmë është futur në procedurë parlamentare, ndërsa pas shqyrtimit në komisionet përkatëse pritet të vazhdojë procedurën e mëtejshme në Kuvend.

Për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, PDK-ja kishte kërkuar që procedimi të bëhej me urgjencë, ndërsa më herët çështja ishte dërguar për vlerësim edhe te Zyra Ligjore dhe Departamenti i Buxhetit.

Të Ngjashme