Lajme

Prokurori: Vrasja e familjes Jashari nxiti fillimin e zgjerimit të luftës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon fjala përfundimtare e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Prokurori i specializuar, Alan Tieger në fjalën përfundimtare tha se shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë e Kosovën, por që pranoi se sulmi nga Jasharëve nxiti zgjerimin e luftës.

Tieger: Vrasja e familjes Jashari nxiti fillimin e zgjerimit eksploziv të UÇK-së

“Fillimi i marsit njihet fatkeqësisht edhe nga sulmi që i ndodhi familjes së Jasharëve dhe vrasjes së Adem Jasharit dhe familjes së tij, një ngjarje që nxiti atë për të cilat pajtohen të gjitha palët, fillimin e zgjerimit eksploziv të UÇK-së nga origjina e vet guerile”, tha ai.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur fjala përfundimtare e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Kjo paraqet fazën përfundimtare e procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar tetë orë kohë për parashtrimet e saj. Të pranishëm në sallën e gjyqit janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Tieger: Shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë e Kosovës

“Shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdonin derisa të merrnin fitoren e plotë. Partitë politike që konsideronin autonominë do të ndëshkoheshin si tradhtarë në thonjëza. Ka qenë vetëm shtabi i përgjithshëm i UÇK-së që kishte të drejtën të qeveriste, të drejtonte në Kosovë dhe ata që ishin nga ana tjetër duhet të mbështesnin përpjekjet dhe betejën e tyre, përndryshe do të merrnin ndëshkimin e merituar.

Tutje, sic tha prokurori i specializuar, katër të akuzuarit ishin “pionerë të UÇK-së”.

Tieger: Të akuzuarit ishin pionerë të UÇK-së

“Të akuzuarit nuk u albanizuan papritmas nga vrasja e familjes së Jasharëve për të dalë vullnetar, por ata ishin pionerë të UÇK-së që e kishin quar në atë pikë UÇK-në. Siç ka thënë një anëtar i rëndësishëm Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, dhe Rexhep Selimi kanë qenë ndër paktët protagonistët që kanë qenë pjesë, citoj ‘e një strukture të përbashkët’, dhe citoj sërish ‘filluan dhe përfunduan luftën’”, deklaroi ai,.

Gjatë deklaratës përmbyllëse të ZPS-së, prokurori i specializuar tha se “Jakup Krasniqi kishte kontakte me Adem Jasharin dhe gëzonte shumë respekt”.

Tieger: Jakup Krasniqi gëzonte shumë respekt

“Jakup Krasniqi gëzonte shumë respekt, veçanërisht si ish i burgosur politik. Ndonëse ai ka pasur një profil ligjor në LDK në vitet ’90, ai kishte kontakte me Adem Jasharin në vitin 1991 dhe ishte përfshirë në UÇK prej 1993 dhe na ka shpjeguar se iu bashkua Shtabit të Përgjithshëm rreth fillimit të 1997. Dhe ja, kështu u bënë bashkë të akuzuarit dhe gjatë gjithë kësaj kohe ata kishin dhe vepronin në mënyrë kolektive.

Prokurori i specializuar ka pretenduar se katër të akuzuarit kanë kryer sulme kundër serbëve.

Dy javët në vazhdim prokuroria, ekipi mbrojtës dhe të pandehurit do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces, shkruan KosovaPress.

Të pranishëm në sallën e gjyqit janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Të Ngjashme