Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prokuroria dhe Policia zotohen për luftë ndaj fajdexhinjve

 
   

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, zhvilluan një takim me kryeprokurorët e vendit dhe drejtorët e njësive hetimore të Policisë, me qëllim forcimin e veprimeve të përbashkëta kundër fajdesë. 

Sipas njoftimit, në takim u theksua se kjo vepër penale përbën kërcënim serioz për rendin kushtetues, sundimin e ligjit dhe mirëqenien e qytetarëve.

U vlerësua se përballja me fajden kërkon strategji të qarta dhe veprime të koordinuara nga të gjitha institucionet ligjzbatuese.

Të pranishmit riafirmuan përkushtimin institucional për hetimin, ndjekjen dhe goditjen e çdo individi ose grupi kriminal që përfiton në mënyrë të jashtëligjshme, si dhe për ngrirjen e pasurive të fituara nga aktivitete të tilla.