Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prokuroria: Është kryer gjykim i drejtë dhe transparent ndaj Shalës

 
   

Prokurori Filippo De Minicis tha se gjykimi ndaj Pjetër Shalës është kryer drejt dhe ishte transparent, e po ashtu nuk ka pasur anësi.

“Trupi gjykues ka kryer gjykim të drejtë dhe transparent, duke mos treguar anësi por pragmatizëm edhe sa i takon vlerësimin e besueshmërisë së dëshmitarëve”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai tha se parashtrimet e mbrojtjes ishin vetëm përsëritje e dosjes së tyre të apelit.

Veç kësaj, prokurori tha se dëshmitarët e ZPS-së kanë dhënë dëshmi koherente dhe konsistente sa i takon pranisë së Shalës në Fabrikën e Metalit në Kukës.

Dëshmitarët e ZPS-së kanë dhënë dëshmi koherente dhe konsistente sa i takon dallimit në Fabrikë dhe pranisë së zotit Shala atje”, tha ai.

Ai sërish përsëriti se procesi gjyqësor ka qenë i drejtë dhe në përputhje me ligjin dhe rregulloret.

“Procesi gjyqësor ka qenë i drejtë dhe në përputhje me ligjin dhe rregulloret”, tha ai.

Filippo De Minicis thotë se trupi gjykues është i mbështetur në dëshmitë e Shalës vetëm për konfirmim në vendimin e vet.

Trupi gjykues është mbështetur në këtë dëshmi vetëm për konfirmim në vendimin e vet”, tha ai.