Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prokuroria Speciale bashkë me AKI e Policinë aksion të madh anti-korrupsion, ka të arrestuar

 
   

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka nisur një aksion të gjerë lidhur me dyshime për keqpërdorime dhe korrupsion.

Sipas burimeve të KosovaPress-it brenda Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar disa zyrtarë të institucioneve të ndryshme, ndërsa pritet të ketë edhe të tjerë.

Sipas informacioneve, aksioni ka nisur pasditen e së enjtes, rreth orës 16:00 dhe është duke vazhduar ende.

Hetimet, janë kryer me autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe kanë zgjatur për disa muaj, ka thënë burimi.