Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet F.A., për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.
Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Sipas Prokurorisë, F.A. dyshohet se gjatë periudhës nga shtatori i vitit 2012 deri në qershor të vitit 2013, në Vushtrri, ka vepruar si anëtar i një grupi kriminal të organizuar.
Ky grup, sipas aktakuzës, kishte për qëllim përfitimin e kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes realizimit të kredive bujqësore në një institucion bankar.
