Prokurori i Hagës, Matthew Howling ka vazhduar me fjalët përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka theksuar se Kadri Veseli ka pasur rol në emërimet në UÇK.
“Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi ishin të përfshirë në emërimet e komandantëve”, tha prokurori.
Siç tha ai, Veseli ishte pjesë e vendimit për emërimin e personave, që sipas Howling, mbikëqyrën operacionet e torturës.
