Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë periudhës dyjavore nga data 23.02.2026 deri më datë 06.03.2026, ka realizuar një angazhim të vazhdueshëm në trajtimin e lëndëve penale.
Gjatë kësaj periudhe, kjo Prokurori ka pranuar gjithsej 524 lëndë të reja.
Ndërsa ka përfunduar gjithsej 429 lëndë, duke përfshirë të gjitha natyrat e çështjeve në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në kuadër të numrit të përgjithshëm të lëndëve të zgjidhura, Prokuroria Themelore në Prishtinë për këtë periudhë kohore ka ngritur 131 aktakuza kundër 199 personave, si rezultat i punës intensive dhe hetimeve të zhvilluara me efikasitet nga prokurorët e shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me organet e tjera relevante.
