
Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, ka kritikuar teoritë spekulative të disa analistëve kosovarë, të cilët pas dëshmisë së James Rubin e kanë paraqitur bashkëpunimin e Ramush Haradinajt me CIA-n dhe rekrutimin e Albin Kurtit nga Serbia si më të besueshme.
Loshi e konsideron këtë propagandë si të ekzagjeruar dhe manipulim, duke përdorur një krahasim ironik me teknikat e propagandës së Goebbelsit.
Postimi i plotë:
Merre me mend çfarë teorie (spekulative) e “analistëve” kosovarë: Pas dëshmisë së James Rubin se Ramush Haradinaj paska pas bashkëpunuar me CIA-n, deklarata e tij se Albin Kurti paskesh qenë i rekrutuar nga Serbia, qenka dukshëm më e besueshme!
Kësaj propagande edhe Gebelsi do t’ia kishte zili. Tash pra, meqë Ramush Haradinaj paska pas bashkëpunuar me CIA-n, as pordhët e tij më nuk kanë shijen e para-jashtqitjes, por të çokolladave!