Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Propozimi i LDK-së për qeveri të tranzicionit – Haradinaj i jep mbështetje

 
   

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ftesës së  kryetarit të LVV-së Albin Kurti, për një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Në një konferencë për media Abdixhiku tha se propozimi i tij është të formohet një qeveri e tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit.

Madje kreu i LDK-së tha se për këtë ide i ka njoftuar edhe partitë e tjera shqiptare, ku konfirmoi se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur këtë ide.

“I kam njoftuar të gjithë liderët e partive politike shqiptare dhe do të jetë çështje e partive ndamas se çfarë do të thonë. Mund të them që z.Haradinaj më ka thënë se pranon një ide të tillë, por duhet ta pyesni atë”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se këtë ide do t’ia propozoi edhe kryesisë së partisë.