1
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë mbështetje të plotë për protestën që do të mbahet më 14 shtator në Hagë.
Përmes një postimi, Haradinaj ka theksuar se qëndron krah bashkatdhetarëve dhe organizatave të dala nga lufta, të cilat kanë thirrur këtë tubim për të kërkuar drejtësi.
MGID Paragrafi 2
‘‘Këtë të diel, më 14 shtator, bashkatdhetarët tanë në mërgatë dhe organizatat e dala nga lufta, protestojnë në Hagë për drejtësi.
Qëndroj fuqishëm krah kësaj proteste dhe përpjekjes së drejtë për t’i thënë botës se lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë.’’, ka shkruar ai.
Moneytizer Paragrafi 4
Artikull i sponzorizuar
Ramush HaradinajHageProtesta e 14 shtatorit