Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njofutar se është normalizuar qarkullimi i kamionëve në hyrje-dalje të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut,
“Ju njoftojmë se prej orës 20:00 është normalizuar qarkullimi i kamionëve si në hyrje dhe dalje në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.
Pikat kufitare ishin bllokuar për shkak të futjes së sistemit të ri të hapjes dhe daljes (EES) të Bashkimit Evropian ndaj shoferëve të kamionëve të gjashtë shteteve të Balkanit Perëndimor, këta të fundit kanë shfaqur pakënaqësi.
Gjashtë odat ekonomike të Ballkanit Perëndikmor në kuadër të një njoftimi të përbashkët, kanë protestuar kundër këtyre rregullave, duke thënë se rrezikon tregtinë mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Për këtë ka pasur edhe protesta, duke bllokuar pikat kufitare.
