Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Protesta në Strasburg, OVL e UÇK-së falënderon pjesëmarrësit

 
   

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e sotme, organizuar në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare.

Përmes një njoftimi, OVL e UÇK-së ka falënderuar jo vetëm protestuesit që ishin të pranishëm fizikisht, por edhe ata që nuk mundën të marrin pjesë, por i mbështetën me zemër.

“Ju faleminderit që sot ishit pjesë e këtij organizimi në mbrojtje të së vërtetës së luftës sonë çlirimtare.

Faleminderit edhe atyre që nuk patën mundësi të jenë këtu, por na përkrahën me zemër. Rroftë UÇK-ja!”, thuhet në reagim.