1
Pentagoni ka urdhëruar rreth 1500 ushtarë aktivë në detyrë të përgatiten për një dislokim të mundshëm në Minesota, ku po mbahen protesta të mëdha kundër fushatës së deportimit të presidentit amerikan.
Ushtria i vendosi njësitë në gjendje gatishmërie për dislokim, në rast se dhuna në shtetin verior përshkallëzohet, raportoi Washington Post.
Moneytizer Paragrafi 2
Shtëpia e Bardhë tha se është praktikë standarde që Pentagoni të jetë i përgatitur për çdo vendim që presidenti mund të marrë.
Presidenti Trump kërcënoi të enjten se do të përdorë Aktin e Kryengritjes për të dislokuar ushtrinë, nëse autoritetet shtetërore nuk ndalin protestat kundër zyrtarëve të emigracionit, pas një rritjeje të ndjeshme të agjentëve të ICE.
Moneytizer Paragrafi 4
“Nëse politikanët e korruptuar të Minesotës nuk zbatojnë ligjin dhe nuk ndalin kryengritësit që sulmojnë agjentët e ICE, do të zbatoj Aktin e Kryengritjes,” shkroi Trump në Truth Social.Tensionet janë rritur në Minneapolis pas vrasjes së një qytetareje amerikane nga një agjent i ICE më 7 janar. Administrata Trump ka dërguar afro 3,000 agjentë federalë në Minneapolis dhe St. Paul, kryesisht në qytete të drejtuara nga demokratët. Trump ka justifikuar dislokimet e trupave në disa qytete të mëdha si të nevojshme për luftimin e krimit dhe mbrojtjen e pronës federale.

