Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Protestë para Kuvendit, nuk jeni pronarë të shtetit

 
   

“Bllokadë politike, jo shtet” – me këtë pankartë ka protestuar shoqata “Roja e Kohës”, para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar bllokadën institucionale.

Me vendosje të karrigeve para objektit, ata kishin shënuar emrin e çdo kryetari të çdo partie, duke fajësuar ata për bllokim institucional.

Kryetari i shoqatës, Shaip Tërnava, duke iu drejtuar deputetëve tha se nuk janë pronarët e shtetit, por punëtorë të tij.

Ai kërkon që të formohen institucionet dhe të fillojë puna.

Tërnava: Deputetë ju nuk jeni pronarë të këtij shteti

“Nuk jemi mbledhur këtu për asnjë parti, për asnjë karrige, as për asnjë interes personal, jemi këtu për një të vërtetë të madhe që po heshtin për Kosovën që po mbahet peng. Që nga zgjedhja e fundit populli ka heshtur dhe ka pritur që deputetët ta nisin punën, që institucionet të formohen. Bllokadë, pazare, heshtje të turpshme në Kuvend. Deputetë të nderuar, nëse nuk keni kuptuar ende: ju nuk jeni pronarë të këtij shteti, jeni punëtorë të tij dhe populli që ju votoi po ju shikon e gjykon. Ne kërkojmë vetëm një gjë: formoni institucionet, filloni punën dhe mbani premtimet”, tha Tërnava.