Lajme

Proteston PD , “blindohet” Kryeministria në Tiranë

Partia Demokratike e Shqipërisë po proteston përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe krijimin e një ekzekutivi teknike, si dhe organizimin e zgjedhjeve të lira, pas pretendimeve për manipulim të votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pak minuta pas nisjes së aktivitetit, lideri i PD-së, Sali Berisha, mbërriti në ambientet e selisë së partisë. Nga aty, ai u nis së bashku me simpatizantët drejt Kryeministrisë, duke u bërë pjesë e tubimit masiv, raporton Euronews.al.

Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë janë angazhuar 1,350 efektivë të Policisë së Shtetit, ndërsa godina e Kryeministrisë është e mbrojtur me masa metalike për të parandaluar trazira.

Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës dhe ka bërë të ditur kontaktet emergjente për çdo rast.

Tags:



Të Ngjashme