Një postim me tone të qarta ironike i Shkëlzen Gashit ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, pasi ai komentoi dilemat e tij rreth votimit për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e ardhshme.
Gashi, me një dozë sarkazme, në postimin e tij në Facebook, shkroi se kishte menduar ta votonte LDK-në, por u shpreh se nuk sheh arsye të forta për ta bërë këtë, duke ironizuar rezultatet e ulëta të partisë dhe paqartësinë e saj për koalicione, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij, vota për LDK-në rrezikon të “shkojë poshtë”, pasi partia, siç u shpreh ai, mund të përfundojë sërish duke kërkuar një qeveri gjithëpërfshirëse.
Postimi i plotë
Dojsha me votu LDK-në në qeto zgjedhje, por po mendoj pse me e votu?
Këta sillen te 15% maksimum.
Këta koalicion me LVV-në s’po dojnë e me PDK-në s’po guxojnë.
Dmth, me votu për ta osht me e çu votën posht se këta mas zgjedhjeve prap lypin qeveri gjithëpërfshirëse

