Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Pse nuk po i qet paret ?”, Rama i drejtohet Muratit për krizën me transportin urban

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka pyetur publikisht ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin se pse nuk i ka alokuar mjetet buxhetore për Trafikun Urban.

Përmes një postimi në Facebook, ai thekson se komuna që drejtohet nga ai po pret transferimin e mjeteve nga kjo ministri, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 2

“Pse nuk po i qet paret, Hekuran? Shërbimet janë ndalur. Punëtorët janë pa paga. Komuna po pret transferimin e mjeteve nga ministria. Javën e kaluar e votuam bartjen e mjeteve, ndonëse këto obligime kanë mundur të mbulohen lehtësisht nga 35 milionë euro të hyrat vetanake dhe nga granti qeveritare që, për ironi, as nuk kërkojnë votim në Asamble, vetëm vullnet për miratim nga ministri në detyrë, por që vazhdon t’i mbajë të bllokuara me përkushtim!”

“Meqë politika spektakolare paska prioritet, u detyruam të ndjekim çdo rrugë tjetër vetëm që punëtorët të marrin pagat e tyre. E thirrëm edhe seancën e jashtëzakonshme për t’i votuar 25 milionë euro nga të hyrat e vitit 2024, të njëjtat mjete që tri herë radhazi u bllokuan nga asambleistët e VV-së.

Moneytizer Paragrafi 4

Këtë herë u votuan”, shkruan mes tjerash ai.