Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pse u bë kërkesa sot? Osmani: Shpresuam që deputetët arrijnë konsensus, por as më tutje s’ka marrëveshje

 
   

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në konferencën ku njoftoi zyrtarisht se i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese sqarim nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri më 26 korrik, është pyetur lidhur me vendimin për t’iu drejtuar këtij institucioni.

Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, e ka pyetur Osmanin pse është pritur deri në ditët e fundit, para afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja dhe se a ka qenë arsyeja, për ndonjë marrëveshje politike.

Ajo tha se kanë pritur që deputetët e betuar të Parlamentit të dakordohen, por edhe më tutje, sipas saj, nuk është arritur ndonjë konsensus.

“Ne vërtetë kemi pasur shpresa që pas aktgjykimit, të gjithë deputetët do të ndërmarrin çdo veprim, për t’u arritur konsensusi. Nga ajo që jemi të njoftuar, nuk ka ndonjë marrëveshje politike, nuk ka ndonjë rezultat që shpie deri te konstituimi i Kuvendit.”, tha Osmani.