Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pse u “përplasën” dy ish-banorët e BBV? Sherri nisi brenda shtëpisë, por miqësia u dëmtua më shumë kur…

Që pas daljes nga “Big Brother”, Luiz Ejlli është shndërruar në personazhin e momentit. Mes shumë angazhimeve që këngëtari, ka pjesë të kontratës me “Top Chanel” ka edhe realizimin e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. E duke qenë personazhi i momentit, tashmë fituesi i “Big Brother”, ia lejon vetes disa ironi apo sherre me disa nga emrat më të njohur në Top Media.

E konkretisht, Luizi është përfshirë në një sherr virtual me Olsa Muhametin, autoren e “Kepi i VIP”-ave, format i prezantuar nga Kiara.

Olsa Muhameti ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi disa detaje nga projektet e saj, e nuk la pa përmendur as Luiz Ejllin, duke theksuar se edhe ai kishte qenë në Turqi bashkë me to për xhirime. Madje, si për ta sheqerosur, ajo tha se Luizi shkoi atje për të qenë pranë Kiarës.

Epo mesa duket nuk ka ndodhur kështu, e këtë e ka treguar vetë Luizi. Ishin fansat e tij ata që postuan pjesën e intervistës ku shkruanin se Luizi ishte në Amerikë me koncerte, e se vetëm po të ishte “spiderman” do ishte edhe në Turqi. Kjo është aprovuar edhe nga vetë Luizi i cili komentoi:

“Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korçë po për 10 seç jam në Lezhë. Cit Olsa”. Më tej, ai ka bërë edhe një “story” ku shkruan: “Kam frikë të bëj “story” te Harku i Bërdicës se del ndonjëra edhe thotë është tek Harku Triumfit”.

Kujtojmë se në rrjet nuk doli asnjë foto e Luizit nga Turqia, aty ku Kiara ishte me xhirimet e emisionit.

Megjithatë të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit që kanë menduar se gjithçka është bërë për lojë mes tyre dhe në fakt, Luizi ia ka dal që të jetë vetë për pak orë në Turqi. Megjithatë, duhet thënë se Olsa Muhameti ka qenë eashpër me Luizin edhe kur ky i fundit ishte pjesë e “Big Brother”. E shkak për këtë është bërë pikërisht deklaratat e tij brenda “Big Brother”, për “Për’puthen”.

Autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka reaguar për komentet që Luizi ka bërë për Efin në “Big Brother VIP 2”. E ftuar në “Fan Club”, Muhameti u shpreh se “Për’puthen” është formati që ka thyer tabutë dhe s’ka si të jetë turp të jesh pjesë e tij.

“Nuk reagova, sepse nuk doja të reagoja në “Instagram”. Isha dakord me çdo fjalë që kishte shkruar Bora në reagimin e saj dhe mendoj se është momenti të them këtu diçka. Nuk doja të nxitoja për të reaguar, sepse jam natyrë e flaktë. Dua të them që vajzat e ‘Për’puthen’ janë vajza luftarake, ju e keni parë. Nga ana tjetër, janë vajza shumë të guximshme, të cilat me mënyrën e tyre, janë munduar të emancipojnë edhe këtë shoqëri maskiliste. Nëse një vajzë del me tre, katër apo pesë djem dhe do të zgjedhë njërin prej tyre, ku është këtu problemi? Ku është turpi. Mendoj se ‘Për’puthen’ ka normalizuar këtë faktor, në një shoqëri kaq patriarkale, ‘Për’puthen’ ka depërtuar në çdo familje”.

Sipas Muhametit, Luizi, me deklaratat e tij, ka përgjithësuar të gjithë konkurrentët e “Për’puthen”.

“Është si të përgjithësoj Luizin me të gjithë konkurrentët e ‘Big Brother’. Luizi përgjithësoi Efin me të gjithë konkurrentët e ‘Për’puthen’. Efi ka pasur një rrugëtim aq dinjitoz në ‘Për’puthen’, është një nga vajzat që unë e kam mbështetur gjithmonë. Është një nga ato vajzat që e kam dashur. Nuk ka mashtruar kurrë, nuk ka gënjyer kurrë, nuk ka përdorur kurrë ndjenjat e djemve. Është një vajzë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë. Nuk ka ndryshuar në rrugëtimin e saj nga fillimi në fund, sikurse mund të ndodhë me konkurrentë të tjerë në ‘Për’puthen’”.

Por, duket se konflikti me Oltën nuk ka qenë i vetmi për Luizin. Një miqësi e prishur njëherë e mirë tashmë është edhe me Armaldo Kllogjerin. Që pas kurthit që i ngriti duke e futur në tualet me Kristin, marrëdhënia e Luizit me Armaldon u lëkund. Mirëpo teksa shumë menduan se gjithçka kishte mbetur brenda shtëpisë së “BBV” kjo nuk ështëe vërtetë. Maestro dhe Ejlli duket se nuk i kanë rregulluar raportet as tani që janë jashtë formatit dhe fakti që nuk e ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram” është një “provë” për këtë.

Me një vështrim në rrjetet e tyre sociale kuptojmë që ata janë “unfollow” së fundmi nëpërmjet tyre. Ishbanori i “Big Brother”, Armaldo Kllogjeri ka folur në lidhje me marrëdhënien me Luiz Ejllin pas daljes nga shtëpia, dhe “sulmet” që ka marrë nga fansat e këngëtarit. Maestro në “Wake Up” tha se marrëdhënia e tij me Luizin është “krisur” pas nominimeve dhe se këngëtari filloi ta sulmojë menjëherë pa kërkuar shpjegime.

Sakaq, shtoi se fansat e këngëtari i kanë kërkuar shpesh një bashkëpunim me Luizin dhe se nuk e ka tradhtuar qëndrimin e tij për mbështetjen që ka treguar.

“Për të gjithë fansat e Luizit që gjithmonë janë kureshtarë se çfarë qëndrimi do mbash me Luizin, më kërkojnë një këngë, ju të dy shkonit mirë, pse t’i u ndave nga Luizi, pse ti e tradhtove? Unë dua të qartësoj për fansat e Luizit një diçka. Në momentin që Arbër Hajdari ka thënë ‘ti maestro ke nominuar Luizin, Kiarën dhe Bledin’, aty filloi marrëdhënia ime me Luizin që u shkëput dhe u nda dhe Luizi filloi të më sulmonte fort për këtë veprim që unë kam bërë, ose për idenë që unë i kam dhënë Oltës. Për ta sqaruar, Olta e kishte idenë dhe do ta bënte që Luizi dhe Kiara të ishin në nominim, e kishte të vendosur këtë gjë, por donte personin e tretë, që mund të isha unë apo mund të ishte një person tjetër, për arsyen që të dilte Kiara”.

Megjithatë, edhe pas deklaratave të përsëritura, ku Maestro kërkonte edhe një bashkëpunim me Luizin, marrëdhënia është shkëputur njëherë e mirë nga ana e fituesit, duke mbyllur kështu një tjetër miqësi të lindur brenda shtëpisë së “Big Brother”.