Publicisti shqiptar Milaim Nela ka propozuar ish-ambasadorin e parë të Kosovës në SHBA, Avni Spahiun, si një figurë të mundshme për president konsensual të vendit. Sipas tij, Spahiu ka përvojë të gjerë diplomatike, njohuri të thella në marrëdhënie ndërkombëtare dhe gjeopolitikë.
Nela e përshkruan atë si një figurë të urtë, të kulturuar dhe përbashkuese, që do ta përfaqësonte denjësisht shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
NJË PRESIDENT KONSENSUAL PËR KOSOVËN!
Nëse vërtet do kishte vullnet për një president konsensual të Kosovës, unë do të ju kisha propozuar ish Ambasadorin e Parë të Kosovës në Shtetet e Bashkuara Z. Avni Spahiu!
Zoti Spahiu është një figurë e kompletuar politike me një eksperiencë të thellë diplomatike në arenën ndërkombëtare dhe njohes i shkëlqyer i gjeopolitikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Avni Spahiu është mbi të gjitha një burrë i urtë, i ditur e fort i kulturuar.
Mbi të gjitha ai është një figurë përbashkuese e aspak konfliktuale që do ti vlente përfaqësimit të shtetit të ri të Kosovës në momentet e sotme.
Avni Spahiu do ta nderonte Zyrën e Presidentit të Kosovës.
