Kritikat e Bashkimit Evropian lidhur me moszbatimin e reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës po vazhdojnë të ngjallin reagime në skenën politike.
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ai e quan shpërfillje të rekomandimeve ndërkombëtare nga disa anëtarë të sistemit prokurorial.
Përmes një postimi në Facebook, Rrustemi ka ngritur shqetësime për mënyrën se si po trajtohet reforma në Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke akuzuar drejtues të institucionit për pengim të ndryshimeve.
“Kur e mendon që këta janë në krye të njërit prej institucioneve përgjegjëse të drejtësisë. Prandaj pengojnë çdo reformë vetëm për të ruajtur interesat e tyre”, ka shkruar Rrustemi.
Reforma në sistemin prokurorial ka qenë ndër kërkesat kryesore të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të integrimit evropian të Kosovës, ndërsa zbatimi i saj është konsideruar thelbësor për forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit në institucionet e drejtësisë.
