VoxNews ka siguruar pamjet nga momenti i vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari në Tiranë, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, pranë zonës së njohur si ish-Parku.
Fillimisht u dyshua se krimi kishte ndodhur për shkak të ngacmimeve të vazhdueshme që viktima dyshohej se i kishte bërë bashkëshortes së autorit të dyshuar, Gazment Buçpapaj, por kjo pistë është rrëzuar.
Sipas dëshmisë së gruas së tij, shkak i konfliktit ka qenë bllokimi i rrugës.
Ajo ka deklaruar se bashkëshorti kishte shkuar për ta marrë nga puna, pasi punonte si menaxhere në një market në zonën e ish-Parkut, për ta çuar më pas për një vizitë mjekësore.
Pasi kishte hipur në automjet, rruga rezultonte e bllokuar nga makina e viktimës.
Sipas saj, Buçpapaj i ka rënë borisë për t’i kërkuar hapjen e rrugës, ndërsa 31-vjeçari ka zbritur nga mjeti dhe e ka sharë e ofenduar, duke çuar situatën në përshkallëzim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40.
Sipas hetimeve, gjatë përplasjes fizike, Gazment Buçpapaj e ka qëlluar me thikë Egli Pashollarin, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën, pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital.
Në video shihet momenti kur Pashollari ka ndaluar automjetin në mes të rrugës dhe ka zbritur prej tij.
Më pas, Buçpapaj afrohet dhe, në prani të bashkëshortes, e sulmon fizikisht duke e goditur me thikë. Në pamje duket edhe një person i tretë që tenton të ndërhyjë për t’i ndarë.
Pas ngjarjes, 40-vjeçari, i shpallur në kërkim nga policia, është larguar së bashku me bashkëshorten në rrugicat e zonës së ish-Parkut.
Hetuesit po vijojnë punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa pista e motiveve mbetet objekt verifikimi nga organet ligjzbatuese.
Lidhja me Shullazin dhe Gilmando Danin
Egli ka qenë më parë gardian burgu dhe i përfshirë në një rast të tentativës për të futur alkool në qeli për Emiljano Shullazin, pasi ishte krahu i djathtë i tij.
Ai ishte me origjinë nga Maliqi, por prej vitesh jetonte në kryeqytet dhe njihej si “çerri i parkut”, zonës ku dhe mbeti i vrarë sot.
Ai ishte mik i ngushtë me Gilmando Danin, i cili mbeti i vrarë në atentatin e Rinasit dhe të dy ishin të vetmit që kishin kontakte me Shullazin në burg./VoxNews
Pamjet e siguruara nga voxnews:
View this post on Instagram
