Aktuale

Publikohet VIDEOJA kur Laert Vasili puth në buzë me forcë konkurrenten e Përputhen (video)

Një incident i rëndë dhe i paprecedentë ka ndodhur në studion e emisionit “Për’puthen”, ku protagonisti Laert Vasili ka shokuar të gjithë me veprimin e tij ndaj njërës prej vajzave konkurrente, Esmes.

Në videon e publikuar, shihet momenti kur aktori ngrihet papritur nga vendi dhe i drejtohet vajzës, duke e kapur nga koka dhe duke e puthur me forcë në buzë, pa dëshirën e saj.

Situata ka krijuar një gjendje shoku në studio. Esme ka mbetur e shtangur dhe e tronditur nga ky veprim i befasishëm, duke ulur kokën dhe duke mos reaguar, ndërsa Megi Pojani është detyruar të ndërhyjë për të menaxhuar situatën kaotike.

“Është situatë pak e paparashikuar në program… Esme e di që është në shok,” – dëgjohet të thotë moderatorja, ndërsa përpiqet të qetësojë situatën pas gjestit të pakontrolluar të Laertit.

Ky veprim i rëndë, i cili cënoi hapësirën personale të vajzës, ka sjellë pasoja të menjëhershme. Burime bëjnë me dije se pas këtij momenti, Laert Vasili është përjashtuar përfundimisht nga programi.

Të Ngjashme