Lajme

Pula: Kandidatët që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

 
   

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula ka thënë se çdo kandidat për deputetë që iu kanë shtuar votat me manipulime, do të jetë objekt i hetimeve.

Në konferencën për media të Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe Policisë së Kosovës, Pula tha se varësisht nga deklarimet dhe provat do të merren vendimet për pozitën e kandidatëve për deputetë në raport me përfshirjen e tyre për vjedhje të votave.  

“Kandidatëve që iu kanë shtuar votat do të jenë objekt i hetimeve, pavarësisht cilësisë çfarë do të ta trajtojmë, varësisht nga intervistat që na vijnë, deklarimeve të komisionerëve, kryesuesve, ngase duhet të sigurojmë prova që vërtetë ka qenë i shtyrë nga një deputet që t’ju shtohen votat dhe mënyrës se si ju kanë shtuar votat”, tha ajo.

“Nuk do të amnistohet asnjë person pavarësisht funksionit çfarë e ka, vetëm të kemi prova të mjaftueshme”, vazhdoi Pula.

58 persona janë ndaluar në Malishevë për manipulim votash sot, prej tyre 15 kryesues e 43 komisionerë. 3 kryesues dhe 7 komisionerë kanë mbetur ende pa u intervistuar, por që sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë janë mbledhur të gjitha provat kryesore të rastit. Aksioni paraprak ishte në Prizren që rezultoi me arrestimin e 109 të dyshuarve, ndërkaq pritet që institucionet të ndërmarrin veprime konkrete në çdo komunë.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme