Një ngjarje tragjike është raportuar sot në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj, ku një punëtor ka humbur jetën pas rënies nga një objekt në ndërtim.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, duke bërë të ditur se viktima, rreth 59-vjeçar, dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë i ndërtesës gjatë punimeve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet emergjente, forenzika rajonale si dhe inspektorët e punës, ndërsa është bërë sigurimi i zonës dhe kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.
