Aktuale

“Pushteti që shkel ligjin nuk quhet qeveri, por mafie”- Aktivisti Aulon Kalaja: Rama apo Balluku?! S’di kë të zgjedhësh në shportën me kumbulla dhe dardha të prishura

Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ishte pjesë e protestës së opozitës para kryeministrisë, duke dhënë se Rama dhe Balluku janë në shportën me dardha dhe kumbulla të prishura.

Ai tha se çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet qeveri, por mafie.

“Çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet qeveri, por mafie. Historia na ka mësuar se mafia i zgjidh probleme me mafie. Do ta shohim Rama apo Balluku, Nuk di se kë të zgjedhësh në shportën me kumbulla dhe dardha të kalbura, të zgjedhësh djalin apo vajzën që tradhtuan atdheun dhe nuk id eshi as nëna e vet”, tha Kalaja.

Ai bëri thirrje që qytetarët të zgjohen dhe të mos presin nga zoti dhe nga ndërkombëtarët, pasi siç u shpreh ai “çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta. Prandaj fati i popullit tim është edhe fati im”.

Të Ngjashme