Presidenti rus, Vladimir Putin është deklaruar se disa propozime të përfshira në planin e SHBA-së për paqen në Ukrainë janë të papranueshme për Kremlinin.
Putin foli për kanalin televiziv India Today përpara vizitës së tij në New Delhi të enjten. Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve Tass dhe RIA Novosti cituan disa nga komentet e Putinit në të.
Tass citoi Putinin të ketë thënë në intervistë se në bisedimet në Kremlin të martën, palët “duhej të shqyrtonin çdo pikë” të propozimit të paqes të SHBA-së , “prandaj u desh kaq shumë kohë”.
“Ky ishte një bisedë e nevojshme, shumë konkrete”, tha presidenti rus.
Kishte dispozita që Moska tha se ishte gati t’i diskutonte, ndërsa të tjera “nuk mund të biem dakord”, tha Putin, duke shtuar se “është punë e vështirë”.
Trump tha të mërkurën se Ëitkoff dhe Kushner u larguan nga seanca e tyre maratonë të bindur se ai dëshiron t’i japë fund luftës.
“Përshtypja e tyre ishte shumë e fortë se ai do të donte të bënte një marrëveshje”, tha Trump.
Putini refuzoi të jepte detaje se me çfarë mund të binte dakord Rusia dhe çfarë e konsideron të papranueshme. Asnjë nga zyrtarët e përfshirë në negociata nuk ka ofruar detaje të bisedimeve.
“Mendoj se është e parakohshme. Sepse thjesht mund të prishë regjimin e punës” të përpjekjeve të paqes, citoi Tass të ketë thënë Putin.
Ndërkohë, i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij Jared Kushner, do të takohen me negociatorin kryesor të Ukrainës, Rustem Umerov, të enjten në Miami për bisedime të mëtejshme, sipas një zyrtari të lartë të administratës Trump, i cili nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht dhe foli për Associated Press në kushte anonimiteti.

