Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qalaj: Lista Serbe është po e njëjta, Simiçi po i njëjti që u votua nga VV më herët

 
   

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, e komentoi ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Qalaj tha se Lista Serbe që është sot në Parlamentin e Kosovës, është po e njejta që ka qenë në të kaluarën dhe se shumica e deputetëve apo disa deputetë që janë edhe sot në Kuvend, kanë qenë edhe në të kaluarën.

Ai tha edhe për deputetin e Listës serbe Sllavko Simiç, që është i njejti siç ka qenë në të kaluarën dhe se i njejti ka qenë nënkryetarë edhe gjatë mandatit të Kurtit si Kryeministër, do të thotë se ka qenë nënkryetarë i Kuvendit nga Lista Serbe në Qeverinë Kurti 2.